“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e ky e ka dëgjuar Shuëben, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Ubejit: “Allahu më urdhëroi të t'i lexoj këto ajete : “Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t'u vinte dëshmia e qartë.” (Bejineh, 1) Ai pyeti: “Më përmendi me emër, vallë?” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Po.” Atëherë Ubeji qau.””