“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Shuëbe se Katadja tregon se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ katër persona e kishin mësuar Kuranin komplet prej Pejgamberit ﷺ, që të gjithë ishin ensarë: 1. Ubeji, 2. Muadh ibn Xhebeli, 3. Ebu Zejdi dhe 4. Zejd ibn Thabiti. Katadja ka thënë: “E pyeta Enesin: “Kush është Ebu Zejdi?” Ai u përgjigj: “Një xhaxha imi.””