“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Seidi i biri i Ebu Burdes, se babai i tij Ebu Burde tregon: “Shkova në Medinë, ku takova Abdullah ibn Selamin, i cili më tha: “Pse nuk vjen (tek unë) të të gostit me pak bukë dhe hurma e të hysh në shtëpi (në të cilën ka hyrë Pejgamberi ﷺ)?” Pastaj më tha: “Ti je në një vend ku është përhapur kamata, prandaj, nëse dikush të ka borxh dhe të dhuron një barrë byk ose një barrë elb a një barrë kashtë, mos e merr, sepse kjo është kamatë.” Nadri, Ebu Davudi dhe Vehbiu nuk e kanë përmendur nga Shuëbe (shprehjen): “në shtëpi”.”