“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hind bint Utbe erdhi te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut, mbi tokë nuk kishte familje që dëshiroja të përçmohen më shumë sesa familja jote, porse sot nuk ka familje mbi tokë që dëshiroj të jetë krenare më shumë sesa familja jote.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se edhe unë ashtu (për familjen tënde) .” Ajo tha: “O i Dërguari i Allahut, Ebu Sufjani është dorështrënguar, andaj a kam mëkat nëse e ushqej familjen tonë me pasurinë e tij (pa lejen e tij)?” Ai iu përgjigj: “Jo (mos merr) , përveç (sa ju mjafton) pa e tepruar.””