“Muhamed ibn Ebu Bekri më ka thënë: Na ka treguar Fudajl ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Musai, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Para se Pejgamberit ﷺ t'i zbriste shpallja, e takoi Zejd ibn Amër ibn Nufejlin poshtë luginës Beldeh. Aty Pejgamberit ﷺ i shtruan një sofër, por ai refuzoi të hante prej saj. Pastaj Zejdi tha: “Unë nuk ha atë që ju e therni për idhujt tuaj, por vetëm atë që është therur në emër të Allahut.” Zejd ibn Amri i qortonte kurejshët për therjen që bënin dhe u thoshte: “Delen e ka krijuar Allahu, ia zbret ujin prej qiellit dhe bimët i nxjerr prej tokës, pastaj ju e therni atë jo në emër të Allahut?!” Pra, i kundërshtonte ata dhe e madhëronte Allahun.””