“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që dëshiron të betohet, të mos betohet (në asgjë) , përveçse në Allahun.” Ndërkohë, kurejshët betoheshin në baballarët e tyre, andaj Pejgamberi ﷺ u tha: “Mos u betoni në baballarët tuaj!””