“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Amri se Abdurrahman ibn Kasimi tregon: “Kur Kasimi e përcillte xhenazen, ecte para saj, e (kur xhenazja kalonte pranë tij) nuk ngrihej në këmbë për të. Ai tregonte se Aishja ka thënë: “Njerëzit në periudhën paraislame ngriheshin në këmbë për xhenazen dhe, kur e shihnin atë, thoshin dy herë: “Si ke qenë në familje, ashtu gjetsh!””