“Ibn Vehbiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Amri, e ky nga Bukejr ibn Eshexhi, e këtij i ka treguar Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Vrapimi në luginën mes Safasë dhe Mervës nuk është sunet. Këtë vrapim e bënin njerëzit e periudhës paraislame. Ata thoshin: “Luginën e kalojmë vetëm duke vrapuar shpejt.””