“Abdullah ibn Muhamed Xhufiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka rrëfyer Mutarrifi, e ky e ka dëgjuar Ebu Seferin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “O ju njerëz, më dëgjoni çfarë po ju them, pastaj thoni ç'keni për të thënë. (Dëgjoni mirë e) mos thoni: “Ibn Abasi ka thënë..., Ibn Abasi ka thënë...” Pastaj vazhdoi: “Ai që bën tavaf rreth Qabesë, le të sillet jashtë Hixhrit dhe mos e quani atë Hatim (emër i Hixhrit në periudhën paraislame), sepse në periudhën paraislame, kur dikush betohej, e hidhte shkopin a nallanet ose harkun e vet (në Hixhër).””