“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ ishte në sexhde (në Qabe), pranë tij ndodheshin disa idhujtarë kurejshë. Ukbe ibn Ebu Muajti mori ca zorrë deveje dhe ia hodhi Pejgamberit ﷺ në shpinë. Pejgamberi ﷺ nuk e ngriti kokën, derisa Fatimja vajti t'ia largojë pengesën nga shpina dhe u lut kundër atyre që bënë këtë gjë. (Pasi e ngriti kokën) Pejgamberi ﷺ tha: “O Allah, shkatërroji këta kurejshë! O Allah, shkatërroje Ebu Xhehël ibn Hishamin, Utbe ibn Rabian, Shejbe ibn Rabian dhe Umeje ibn Halefin, - ose ka thënë: Ubej ibn Halefin!” - Shuëbe është në mëdyshje. - Të gjithë këta, të cilëve Pejgamberi ﷺ ua përmendi emrat, i kam parë të vriten ditën e Bedrit e të hidhen në pus, përveç Umeje ibn Halefit, - ose ka thënë: Ubejit, - të cilit (meqë ka qenë burrë i madh e i shëndoshë) iu këputën gjymtyrët dhe nuk e hodhën në pus.””