“Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e këtij i ka treguar Seid ibn Xhubejri, - ose ka thënë: Më ka treguar Hakemi, - se Seid ibn Xhubejri tregon: “Abdurrahman ibn Ebzai më urdhëroi që ta pyes Ibn Abasin si qëndron puna e këtyre dy ajeteve: “Dhe mos mbytni njeriun që Allahu ka ndaluar (mbytjen e tij), përveç me drejtësi (që e kërkon sheriati). (Isra, 33) dhe: “Kush mbyt një besimtar me qëllim...”, (Nisa, 93) e në atë rast Ibn Abasi tha: “Kur pati zbritur ajeti i sures Furkan, idhujtarët e Mekës patën thënë: “Ne kemi mbytur njerëz padrejtësisht, gjë që Allahu na ka ndaluar, krahas Allahut kemi lutur zota të tjerë, si dhe kemi bërë imoralitet. Atëherë Allahu e zbriti ajetin: “Përveç atij që është penduar dhe ka bërë vepër të mirë, të tillëve Allahu të këqiat ua shndërron në të mira. Allahu është mëshirues, andaj Ai fal shumë.” (Furkan, 70) Ky ajet është për ata (jobesimtarët). E, sa i përket ajetit të sures Nisa, kur njeriu e njeh Islamin dhe rregullat e tij, pastaj vret dikë, dënimi i tij do të jetë Xhehenemi, ku do të qëndrojë përgjithmonë. Seid ibn Xhubejri thotë: “Këtë ia përmenda Muxhahidit, i cili tha: “Përveç atij që pendohet.””