“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismaili se Kajs ibn Ebu Hazimi tregon: “E kam dëgjuar Seid ibn Zejd ibn Amër ibn Nufejlin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në Xhaminë e Kufes duke thënë: “Betohem në Allahun, se Omeri, para se të bëhej musliman, më lidhte pse e kisha pranuar Islamin. Por, sikur Uhudi të copëtohej për shkak të asaj që ju ia bëtë Othmanit, do të ishte e drejtë të copëtohej.””