“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Omer ibn Muhamedi, e këtij i ka rrëfyer gjyshi i tij, Zejdi, i biri i Abdullah ibn Omerit, se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa Omeri qëndronte i frikësuar në shtëpi, i vajti Ebu Amër As ibn Vail Sehmiu, që kishte të veshur një petk të zbukuruar dhe një këmishë me vija mëndafshi, i cili ishte pjesëtar i fisit benu sehm, të cilët ishin aleatët tanë në periudhën paraislame. Ai e pyeti Omerin: - Ç'është puna jote? - Populli yt pretendon se do të më vrasë, nëse unë e pranoj Islamin, - tha Omeri. - Nuk mund të arrijnë te ti, - tha Asi dhe, me ta thënë këtë, Omeri u qetësua. - Kështu, Asi doli dhe, gjatë rrugës, takoi një luginë përplot njerëz, të cilët i pyeti: - Ku po shkoni? - Po kërkojmë atë farë Ibn Hatabin (ta vrasim), që e ka ndërruar fenë, - thanë ata. - Nuk mund të arrini tek ai, - u tha Asi. Kështu, ata u kthyen.””