“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur Omeri e pranoi Islamin, idhujtarët u mblodhën në shtëpinë e tij dhe thoshin: “Omeri e ka ndërruar fenë!” Unë isha i ri dhe qëndroja mbi çatinë e shtëpisë. Atëherë erdhi një njeri i veshur me petk mëndafshi dhe tha: “E çfarë problemi ka nëse Omeri e ka ndërruar fenë? Ndërkohë unë jam mbrojtësi i tij.” Abdullahu shton: “I pashë njerëzit të largohen prej tij, pastaj pyeta: “Kush është ky?” Më thanë: “As ibn Vaili.””