“Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Jezid ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur na arriti lajmi i paraqitjes së Pejgamberit ﷺ (si pejgamber), ne qemë në Jemen. Kështu, i hipëm anijes dhe shkuam te Nexhashiu në Abisini. Aty e takuam Xhafer ibn Ebu Talibin, me të cilin qëndruam derisa u kthyem (në Medinë) dhe e arritëm Pejgamberin ﷺ pas çlirimit të Hajberit.” Pejgamberi ﷺ na tha: “Ju, udhëtarët me anije, e keni shpërblimin e dy hixhreteve.””