“Jahja ibn Hamadi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Alkame se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fillim, kur i jepnim selam Pejgamberit ﷺ, teksa ishte në namaz, na e kthente. Por, pasi u kthyem prej Nexhashiut dhe i dhamë selam, nuk na e ktheu, prandaj e pyetëm: “O i Dërguari i Allahut, (më parë) ne të jepnim selam e ti na e ktheje atë?” - “Namazi është angazhim më vete” , - u përgjigj ai. Sulejmani thotë: “E pyeta Ibrahimin: “Po ti, si vepron?” Tha: “E kthej në vetvete.””