“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Seid Saidiu, e ky nga babai i tij se Umu Halid bint Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë pata ardhur nga Abisinia si vajzë e vogël. I Dërguari i Allahut ﷺ më veshi me një rrobë me larime, të cilat i prekte me dorë dhe thoshte: “Senah, senah!” Humejdiu ka thënë: “Domethënë: bukur, bukur!” (në gjuhën etiopase).”