“Muhamed ibn Muthena më ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Umu Habibe dhe Umu Seleme përmendën një kishë që e kishin parë në Abisini, ku kishte ikona në mure. Këtë ia përmendën Pejgamberit ﷺ, i cili tha: “Nëse në mesin e tyre (hebrenjve dhe të krishterëve) gjendej ndonjë burrë i devotshëm dhe (i tilli) vdiste, atëherë mbi varrin e tij ndërtonin faltore dhe i bënin ato piktura. Të tillët, Ditën e Kiametit, do të jenë krijesat më të këqija tek Allahu.””