“Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ deshi të vente në Hunejn, tha: “Nesër, në dashtë Allahu i Lartësuar, do të vendosemi në Luginën e Benu Kinanëve, aty ku (paganët) janë përbetuar për mosbesim.””