“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani, e këtij i ka treguar Abdulmeliku, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Harithi se Abas ibn Abdulmutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Me çfarë e ke ndihmuar xhaxhain tënd, meqë ai është përkujdesur dhe është hidhëruar për ty?” - “Ai do të jetë në një cekëtinë me zjarr. E, po të mos isha unë, ai do të ishte në shtresën më të thellë të Zjarrit”, - iu përgjigj i Dërguari i Allahut ﷺ.”