“Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Ibn Musejebi se babai i tij Musejeb ibn Hazeni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Kur Ebu Talibit iu afrua vdekja, Pejgamberi ﷺ shkoi tek ai, ku e hasi edhe Ebu Xhehlin. Ai iu drejtua Ebu Talibit: “O axha im, thuaj “la ilahe il-lallah”, fjalë kjo me të cilën mund të dëshmoj për ty tek Allahu.” Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebu Umeje i thanë: “O Ebu Talib, do ta braktisësh fenë e Abdulmutalibit?” Kështu, ata të dy ia përsërisnin fjalët e njëjta, derisa fjala e fundit që Ebu Talibi e tha ishte se ai është në fenë e Abdulmutalibit. Pejgamberi ﷺ tha: “Do të kërkoj falje për ty, derisa të më ndalohet.” Atëherë Allahu i Madhëruar shpalli: “Nuk i takon të Dërguarit dhe besimtarëve që të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre, pasi që ta kenë të qartë se me të vërtetë ata (idhujtarët) janë banues të Xhehenemit.” (Teube, 113) Dhe zbriti ajeti: “Vërtet ti nuk mund ta udhëzosh atë që ti do...” (Kasas, 56)”