“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ibn Hadi, e ky nga Abdullah ibn Hababi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një ditë ia përmendën Pejgamberit ﷺ xhaxhain e tij, e në atë rast ai tha: “Me gjasë do t'i bëjë dobi ndërmjetësimi im Ditën e Kiametit. Ai do të jetë në një cekëtinë të Zjarrit, që arrin vetëm deri në nyja (të këmbëve) , prej të cilit i vlon truri.” Ibrahim ibn Hamzai na ka thënë: “Të njëjtën na ka treguar Ibn Ebu Hazimi dhe Deraverdiu nga Jezidi, i cili ka thënë: ”... prej të cilit i vlon gjithë truri.””