“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë thënë: “Kur kurejshët më përgënjeshtruan (pas Israsë) , unë shkova te hixhri dhe Allahu ma shfaqi Xhaminë e Aksasë. Kështu, teksa po e shikoja, fillova t'ua përshkruaja tiparet e saj.””