“Muala na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “Të kam parë në ëndërr dy herë, ndërkohë ti ishe në një petk prej mëndafshi. Dikush më tha: “Kjo është gruaja jote, zbuloje.” Kur, ja, më dole ti. Unë thashë: “Nëse kjo (ëndërr) është prej Allahut, Ai do ta bëjë realitet.””