“Ferve ibn Ebu Magrai më ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ u fejua me mua kur isha gjashtëvjeçare. Pastaj shkuam në Medinë, ku u vendosëm te benu harith ibn hazrexhi. Atje u sëmura, saqë më ranë flokët, pastaj m'u rritën sërish deri te supet. Një ditë, teksa isha në shilare me shoqet e mia, erdhi nëna ime, Umu Rumani, dhe më thirri. Kështu, shkova me të. Nuk dija çfarë donte prej meje. Më mori për dore, derisa më ndali te dera e shtëpisë. Unë s'po mbushesha me frymë, prandaj prita derisa frymëmarrja m'u qetësua. Ajo mori pak ujë, ma fshiu fytyrën dhe kokën, pastaj më futi brenda. Aty gjendeshin disa gra ensare, të cilat thanë: “Me të mira, me bereqet dhe me fat të mirë!” Nëna më dorëzoi tek ato, të cilat më rregulluan. Dhe, po atë paradite, erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe nëna më dorëzoi tek ai. Atëherë unë isha nëntëvjeçare.””