“Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e ky nga Ebu Hajri, e ky nga Sunabihu se Ubade ibn Samiti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Unë isha prej të zgjedhurve që ia dhamë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ. Ne ia dhamë besën se: nuk do t'i shoqërojmë Allahut asgjë, nuk do të vjedhim, nuk do të bëjmë amoralitet, nuk do të vrasim askënd që Allahu ka ndaluar, përveç me të drejtën sheriatike, nuk do të grabisim dhe nuk do t'i kundërvihemi. Nëse e mbajmë këtë besë, do të shpërblehemi me Xhenet, e, nëse bëjmë diçka prej këtyre (mëkateve), atëherë gjykimi për të është tek Allahu.””