“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ kemi bërë hixhret duke synuar Fytyrën e Allahut, andaj shpërblimi ynë ka mbetur tek Allahu. Dikush prej nesh tashmë ka vdekur, pa e gëzuar aspak shpërblimin e tij (në këtë botë). Bie fjala, Musab ibn Umejri, i cili u vra ditën e Uhudit, ndërkohë nuk gjenim me se ta qefinosnim, përveç një rrobe me të cilën, kur ia mbulonim kokën, i zbuloheshin këmbët, e kur ia mbulonim këmbët, i zbulohej koka. I Dërguari i Allahut ﷺ na pati urdhëruar që kokën t'ia mbulonim me të, kurse këmbëve t'u hidhnim idhhir. Ndërkaq, disave prej nesh u janë pjekur frutat dhe po i vjelin.””