“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Jahjai, e ky nga Muhamed ibn Ibrahimi, e ky nga Alkame ibn Vekasi se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të ketë thënë: “Veprat vlerësohen sipas nijetit. Andaj, nëse dikush ka bërë hixhret me qëllim të arritjes së të mirave të dynjasë ose që të martohet me ndonjë femër, hixhreti i tij do të vlerësohet sipas asaj për çfarë ka bërë hixhret. Kushdo që ka bërë hixhret për hir të Allahut dhe të të Dërguarit të Tij, hixhreti i vlerësohet si hixhret për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij.””