“Evzaiu më ka treguar se Ata ibn Ebu Rebahu tregon se, bashkë me Ubejd ibn Umejr Lejthiun, e vizituam Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe e pyetëm për hixhretin. Ajo na tha: “Tashmë nuk ka hixhret. Besimtarët iknin tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij ﷺ për ta ruajtur fenë, nga frika se do të sprovoheshin. Ndërkaq, sot, Allahu e ka forcuar Islamin dhe njerëzit e adhurojnë Allahun kudo, mirëpo tash ka xhihad dhe nijet.””