“Zekerija ibn Jahjai më ka thënë: Na ka treguar Ibn Numejri, e ky nga Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sadi ka thënë: “O Allah, Ti e di mirë se nuk ka njeri që unë dua ta luftoj për hir Tëndin më shumë sesa popullin që përgënjeshtruan dhe e dëbuan të Dërguarin Tënd ﷺ. O Allah, unë mendoj se Ti i ke dhënë fund luftës mes nesh dhe atyre.” Eban ibn Jezidi ka thënë: “Na ka treguar Hishami nga babai i tij, e këtij i ka rrëfyer Aishja se (Sadi ka thënë): “... më shumë sesa popullin nga kurejshët që e përgënjeshtruan dhe e dëbuan të Dërguarin Tënd ﷺ.””