“Matar ibn Fadli më ka thënë: Na ka treguar Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Zekerija ibn Is'haku, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ qëndroi në Mekë trembëdhjetë vjet dhe vdiq në moshën gjashtëdhjetetrevjeçare.””