“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Ubejd ibn Hunejni se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u ul në minber dhe tha: “Allahu i Lartësuar i ofroi një robi të zgjedhë nëse dëshiron që Ai t'i japë prej mirësive të dynjasë çfarë të dojë ky ose të zgjedhë ato që gjenden tek Ai. Robi zgjodhi atë që gjendet tek Allahu.” Ebu Bekri zuri të qajë dhe tha: “Kurban t'u bëfshim me babë e nënë!” Ndërkohë, ne u çuditëm me të. Disa njerëz thanë: “Shikojeni këtë plak, i Dërguari i Allahut ﷺ po na tregon se Allahu i paska ofruar një robi të zgjedhë nëse dëshiron që Ai t'i japë prej mirësive të dynjasë çfarë të dojë ky ose të zgjedhë ato që gjenden tek Ai, ndërsa ky thotë: “Kurban t'u bëfshim me babë e nënë!” Robi në fjalë ishte vetë Pejgamberi ﷺ, ndërsa Ebu Bekri ishte më i dituri në mesin tonë (dhe e kuptoi këtë gjë). I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë për të: “Njeriu më besnik ndaj meje, në shoqërim dhe pasuri, është Ebu Bekri. Sikur të zgjidhja dikë prej umetit tim për mik të ngushtë, do ta zgjidhja Ebu Bekrin. Mirëpo, dashuria islame është më parësore. Të mos mbetet asnjë deriçkë përreth xhamisë pa u mbyllur, përveç asaj të Ebu Bekrit.””