“3913, 3914 - Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Vaili, e ky nga Hababi se ka thënë: Bëmë hixhret me të Dërguarin e Allahut ﷺ; [t]: Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai nga Ameshi, e ky e ka dëgjuar Shekik ibn Selemen se Hababi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ kemi bërë hixhret duke synuar Fytyrën e Allahut dhe shpërblimi ynë ka mbetur tek Allahu. Dikush prej nesh tashmë ka vdekur, pa e gëzuar aspak shpërblimin e tij (në këtë botë). Bie fjala, Musab ibn Umejri, i cili u vra ditën e Uhudit, ndërkohë nuk gjenim me se ta qefinosnim, përveç një rrobe me të cilën, kur ia mbulonim kokën, i zbuloheshin këmbët, e kur ia mbulonim këmbët, i zbulohej koka. Pejgamberi ﷺ na pati urdhëruar që kokën t'ia mbulonim me të, kurse këmbëve t'u hidhnim idhhir. Ndërkaq, disa të tjerëve u janë pjekur frutat dhe po i vjelin.””