“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Omer ibn Hatabi ua caktoi muhaxhirëve të parë nga katër mijë (dinarë), në katër (vjet), kurse Ibn Omerit ia caktoi tre mijë e pesëqind.” Omerit i thanë: “Edhe ai është muhaxhir. Pse po ia pakëson prej katërmijëshit?” Ai u përgjigj: “Atë e morën me vete në hixhret prindërit e vet. Andaj, ai nuk është sikurse ata që kanë bërë hixhret vetë.””