“Jahja ibn Bishri na ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Aufi, e ky nga Muavi ibn Kurra se Ebu Burde ibn Ebu Musa Eshariu tregon: “Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) më ka thënë: “Vallë, e di çfarë i ka thënë babai im babait tënd?” Iu përgjigja: “Jo.” Ai vazhdoi: “Babai im i ka thënë babait tënd: “O Ebu Musa, a je i lumtur për Islamin tonë me të Dërguarin e Allahut ﷺ, për hixhretin, për xhihadin dhe për çdo vepër tonën bashkë me të, shpërblimi i të cilave na është shkruar, pastaj çdo vepër që e kemi bërë pas tij, të kemi shpëtuar me të, as për ne, as kundër nesh?” Babai yt tha: “Jo, betohem në Allahun, se ne kemi bërë xhihad mbrapa të Dërguarit të Allahut ﷺ, jemi falur, kemi agjëruar, kemi bërë shumë mirësi, shumë njerëz e kanë pranuar Islamin përmes nesh, e ne shpresojmë në shpërblimin e kësaj.” Atëherë babai im i tha: “Unë, betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Omerit, do të kisha dashur që të na mbetet ai (shpërblim) dhe çdo gjë që e kemi bërë më pas të mos jetë as për ne, as kundër nesh.” Unë i thashë: “Betohem në Allahun se babai yt është më i mirë se babai im.””