“Muhamed ibn Sabahu më ka thënë, - ose ka thënë: Më ka transmetuar: - Na ka treguar Ismaili, e ky nga Asimi se Ebu Othmani tregon: “Kur dikush i thoshte Ibn Omerit: “Ti ke bërë hixhret para Omerit”, hidhërohej. Pastaj thoshte: “Unë dhe Omeri patëm shkuar tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e patëm gjetur duke fjetur në mesditë, prandaj qemë kthyer në shtëpi.” Pastaj Omeri më dërgoi duke më thënë: “Shko shiko a është zgjuar.” Unë shkova, hyra brenda dhe ia dhashë besën. Pastaj u ktheva tek Omeri dhe i tregova se ishte zgjuar. Kështu, shkuam te Pejgamberi ﷺ me nxitim dhe Omeri hyri i pari e ia dha besën, pastaj edhe unë ia dhashë besën.””