“Esbegu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri ishte martuar me një grua të fisit kelb, e cila quhej Umu Bekër. Por, pasi bëri hixhret, u shkurorëzua prej saj. Pastaj, me atë grua u martua djali i axhës së saj, poeti, i cili, duke i vajtuar jobesimtarët kurejshë, recitoi këtë poezi: "Çfarë ka në pusin, Pusin e Bedrit? Prej drurit shiza, mbushur me mish deveje. Çfarë ka në pusin, Pusin e Bedrit? Me këngëtare dhe pije fisnikësh. Umu Bekrin na përshëndet me selam, Pas gjëmës që ra, si mund të ketë për mua selam? Pejgamberi na thotë se do të ringjallemi, Po qyqet dhe bufat si do të jetojnë?””