“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Thabiti, e ky nga Enesi se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa isha me Pejgamberin ﷺ në shpellë, e ngrita kokën, kur ja, këmbët e idhujtarëve (që na kërkonin).” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, sikur ndonjëri prej tyre ta ulë shikimin, do të na shohë.” Ai tha: “Hesht, o Ebu Bekër, (çfarë mendon ti për) dy veta, i treti i të cilëve është Allahu.””