“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Të parët që kanë ardhur te ne (në Medinë) janë: “Musab ibn Umejri dhe Ibn Umu Mektumi, të cilët i mësonin njerëzit. Pastaj erdhën Bilali, Sadi dhe Amar ibn Jasiri. Pas tyre erdhi Omer ibn Hatabi me njëzet shokë të Pejgamberit ﷺ. E, më në fund, erdhi edhe Pejgamberi ﷺ. Asnjëherë nuk i kam parë banorët e Medinës më të gëzuar sesa kur u erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ, saqë edhe robëreshat thoshin: “Erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ! Ai bëri hixhret pas zbritjes së sures Aëla dhe disa sureve të tjera të Mufesal.””