“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, Ebu Bekri dhe Bilali u sëmurën. Unë shkova tek ata dhe i pyeta: “O babai im, si je? O Bilal, si je?” Kur Ebu Bekrin e kapte zjarrmia, thoshte: "Çdo person gdhihet në familjen e vet, E më afër se lidhësen e këpucës ka vdekjen që e pret.” Ndërkaq, kur Bilalit i kalonte pakëz zjarrmia, e ngrinte zërin duke thënë: "Sikur të mund të kaloja një natë të vetme në një luginë, I rrethuar me idhhir e xhelil! A do të vijë dita kur do të mund të pi ujë në mixhene, Dhe a do të shohë më kodrinat Shameh e Tafil?” Aishja shton: “Shkova te Pejgamberi ﷺ dhe i tregova për këtë, i cili në atë rast tha: “O Allah, na e bëj të dashur Medinën ashtu siç e donim Mekën, ose më shumë, dhe bëje atë të shëndetshme për ne! O Allah, na begato në sain dhe mudin tonë! Ndërkaq, zjarrminë e saj dërgoje në Xhuhfe!””