“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve, e këtij i ka thënë Ubejdullah ibn Adiu: Shkova tek Othmani ... [t]: Bishr ibn Shuajbi na ka thënë: Më ka treguar babai im, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri se Ubejdullah ibn Adij ibn Hijari tregon: “Shkova tek Othmani, i cili, pasi e falënderoi Allahun, tha: “E, më pas; Allahu e dërgoi Muhamedin ﷺ me të vërtetën, e unë isha prej atyre që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit të Tij, i besova shpalljes me të cilën u dërgua Muhamedi ﷺ, bëra dy hixhretet, u bëra dhëndër i të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe ia dhashë besën. Betohem në Allahun se nuk e kundërshtova e as e mashtrova derisa Allahu ia mori shpirtin.” Transmetimin e Shuajbit e fuqizon Is'hak Kelbiu, e këtij i ka treguar Zuhriu njëjtë.”