“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Vehbiu, e këtij i ka treguar Shuëbe se Ebu Is'haku tregon: “Isha pranë Zejd ibn Erkamit kur e pyetën: “Sa beteja ka zhvilluar Pejgamberi ﷺ?” - Nëntëmbëdhjetë, - tha Zejdi. - Në sa prej tyre ke marrë pjesë bashkë me të? - e pyeta. - Në shtatëmbëdhjetë, - u përgjigj ai. - Cila prej betejave ka qenë e para? Ai u përgjigj: “Ushejra”, - ose ka thënë: “Usejra.” Shuëbe thotë: “E pyeta edhe Kataden rreth kësaj, dhe më tha: “Ushejra.””