“Ibrahim ibn Musai më ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Abdulkerimi, e ky e ka dëgjuar Miksamin, të çrobëruarin e Abdullah ibn Harithit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre...”, (Nisa, 95) ka thënë: “Pra, (besimtarët që rrinë në shtëpitë e tyre) gjatë Luftës së Bedrit dhe ata që kanë dalë në Bedër.””