“Muhamed ibn Abdullah ibn Haushebi më ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se ditën e Bedrit, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “O Allah! Po të përgjërohem të na realizosh betimin dhe premtimin Tënd! O Allah, nëse Ti do, atëherë (pas së sotmes) nuk do të adhurohesh (nga askush) .” Atëherë, Ebu Bekri e kapi për dore dhe i tha: “Mjafton!” Pejgamberi ﷺ duke dalë (nga tenda) thoshte: “Së shpejti do të thyhet grupi dhe (secili prej tyre) do t'ia mbathë.” (Kamer, 45)”