“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Israili, e ky nga Muhariku, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam qenë i pranishëm në një rast të Mikdad ibn Esvedit, që nuk do të dëshiroja asgjë më shumë sesa të isha në vendin e tij, i cili pati shkuar te Pejgamberi ﷺ, teksa po lutej kundër idhujtarëve, dhe i pati thënë: “Ne nuk do të themi sikurse populli i Musait: “... shko ti dhe Zoti yt e luftoni...”, (Maide, 24) por ne do të luftojmë djathtas dhe majtas teje, para dhe prapa teje. Atëherë Pejgamberit ﷺ i shkëlqeu fytyra dhe e gëzoi kjo fjalë.””