“Jahja ibn Bukejri më ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Abdurrahmani, i biri i Abdullah ibn Kabit, e këtij i ka thënë Abdullah ibn Kabi se Kab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Nuk kam ngelur pa marrë pjesë asnjë beteje të Pejgamberit ﷺ, përveç asaj të Tebukut. As në Luftën e Bedrit nuk kam marrë pjesë, por askush nuk është qortuar për mospjesëmarrje në të, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ ia kishte mësyrë karvanit të kurejshëve, por ja që Allahu deshi t'i përballë me armikun, pa e planifikuar.””