“Jakubi më ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij, e ky nga gjyshi i tij se Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja në rresht ditën e Bedrit, shikova djathtas dhe majtas, kur ja, pashë dy djelmosha të rinj. Nuk ndihesha i sigurt në mesin e tyre. Njëri prej tyre, tinëz tjetrit, më tha: “O xhaxha, ma trego Ebu Xhehlin?” - Çfarë do të bësh me të, o biri i vëllait tim? - e pyeta. - Ia kam dhënë besën Allahut se, nëse e shoh, ose do ta vras, ose do të vdes unë para tij, - tha djaloshi. Edhe tjetri m'i tha të njëjtat fjalë tinëz shokut të vet. Këta dy djem nuk do t'i ndërroja as kundrejt dy burrave. Kur ua tregova atë (Ebu Xhehlin), ata iu vërsulën si të ishin skifterë, derisa e goditën. Këta dy djem kanë qenë të Afrasë.””