“Is'hak ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Muadhi, i biri i Rifaje ibn Rafi Zurakiut, se babai i tij Rifaje ibn Rafi Zurakiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - i cili ka qenë pjesëmarrës i Luftës së Bedrit, - tregon: “Xhibrili shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “Si i vlerësoni në mesin tuaj pjesëmarrësit e Luftës së Bedrit?” Pejgamberi ﷺ tha: “Ndër muslimanët më të mirë” , - ose ka thënë një shprehje të ngjashme. - Xhibrili i tha: “Njëjtë i vlerësojmë edhe ne pjesëmarrësit e Luftës së Bedrit nga radhët e melekëve.””