“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Abdullah ibn Hababi tregon: “Një ditë, kur Ebu Seid ibn Malik Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u kthye prej udhëtimit, bashkëshortja i ofroi pak mish kurbani, por ai tha: “Nuk do të ha pa pyetur për këtë mish.” Kështu, shkoi te vëllai i vet nga nëna, te Katade ibn Numani, i cili ka qenë pjesëmarrës në Luftën e Bedrit, dhe e pyeti. Kështu, ai iu përgjigj: “Pas teje ka ardhur një urdhër i ri, që e ka shfuqizuar ndalesën e ngrënies së mishit të kurbanit pas tri ditësh.””