“Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Muhamed ibn Abdurrahmani se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ falej sipër devesë së tij të kalërimit ngado që ajo kthehej. Ndërkaq, kur falte ndonjë farz, zbriste dhe drejtohej nga kibla.”